14:49 / E Diele, 29 Gusht 2021 / OSH

Juventusi asnjë postim lamtumirës për Ronaldon

Cristiano Ronaldo këtë javë kompletoi transferimin e tij tek Manchester United nga Juventus.

Ky transferim tronditi botën e futbollit, pasi të gjithë po prisnin që ai të transferohej tek Manchester City, transmeton Indeksonline.

Skuadra e Juventusit duket se është gëzuar që Ronaldo u largua nga ekipi.

Ata nuk kanë bërë asnjë postim në faqet zyrtare në Facebook dhe Instagram në lidhje me largimin e Ronaldos.

Juventus as nuk kanë bërë një postim lamtumirës për portugezin, që shpenzoi tre vite tek “Zonja e Vjetër”./Indeksonline/