23:02 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Juventusi dhe Man Unitedit sigurojnë biletat për fazën e eliminimit direkt

Juventusi dhe Manchester Unitedi e kanë siguruar kualifikimin tutje në fazën e eliminimit direkt të Champions Leagues.

”Djajtë e Kuq” kanë arritur që të fitojnë ndaj Young Boys krejt në fund pas golit të vonshëm të Marouane Fellainit.

Me këtë fitore, Man Unitedi mbetet në vendin e dytë me 10 pikë të grumbulluara, ndërsa zviceranët në vendin e fundit me një pikë, transmeton IndeksOnline.

Nga ana tjetër, fitore minimale regjistroi edhe skuadra e Maxi Allegrit.

”Zonja e Vjetër” mposhti Valencian me rezultat, 1-0 në Torino me golin e Mario Mandzukic.

Pas kësaj ndeshje, Juventusi është lider i grupit përkatës me 12 pikë, ndërsa Valencia në vendin e tretë me 5 pikë./IndeksOnline/