22:46 / E Shtunë, 21 Maj 2022 / C E

Juventusi e mbyll me humbje sezonin në Serie A

Juventusi ka humbur edhe ndeshjen e fundit të sezonit në Serie A.

Pas një sezoni jo shumë të mirë, bardhezinjtë humbën edhe kundër Fiorentinës me rezultat 1-0 në ndeshjen e javës së 38-të.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Duncan ën minutën e fundit të pjesës së parë.

Me këtë humbje, Juve mbyll sezonin në vendin e katërt me 70 pikë derisa Fiorentina siguron pjesëmarrjen në Conference League. /IndeksOnline/