20:28 / E Premte, 12 Korrik 2019 / indeksADMonline

Juventusi e transferon Romeron por e rikthen përsëri tek Genoa

Gjiganti italian, Juventus konfirmoi transferimin e Cristian Romero nga Genoa për 26 milionë euro plus bonuset.

Por, ‘Zonja e Vjetër’ e ka kthyer menjëherë Romeron tek klubi i tij në formë huazimi.

Mbrojtësi 21 vjeçar ka kaluar me sukses testet mjekësore tek Juventus.

Juventus njofton se marrëveshja me Genoa për blerjen përfundimtare të të drejtave të lojtarit Cristian Gabriel Romero është finalizuar për një shumë prej 26 milionë euro e pagueshme në tri vite financiare. Juventusi dhe lojtari kanë nënshkruar një kontratë 5-vjeçare deri më 30 qershor 2024. Në të njëjtën kohë, Juventusi ka arritur një marrëveshje me Genoa për huazimin e lirë deri më 30 qershor 2020 dhe bonuse prej maksimumi 5.3 milionë euro do t’i paguhen Genoan në rast të arritjeve sportive nga lojtari.”, ka shkruar Juventus në komunikatën e saj./Indeksonline/