22:53 / E Premte, 19 Prill 2024 / Gj. Sh

Juventusi gabon përsëri, barazon me Cagliarin

Juventusi ka bërë një tjetër gabim në Serie A.

Bardhezinjët nuk arritën më shumë se një barazim 2-2, në udhëtim ndaj Cagliarit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 33-të, shkruan IndeksOnline.

Cagliari kishte epërsinë që nga pjesa e parë, ku ishte duke udhëqeur 2-0.

Gianluca Gaetano u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 30-të.

Gjashtë minuta më vonë realizion edhe Yerry Mina, po ashtu nga 11-të metërshi.

Dusan Vlahovic e riktheu ”Zonjën e Vjetër” në lojë me golin e shënuar në minutën e 61-të.

Barazimin Juventusi e arriti me një autogol nga Alberto Dossena në minutën e 87-të.

Pas 33 xhirove, Juventusi renditet në vendin e tretë në tabelë me 64 pikë, derisa Cagliari ndodhet në pozitën e 14-të me 32 pikë, pësë më shumë se Frosinone që është në zonën e rrezikshme./IndeksOnline/