13:29 / E Diele, 21 Prill 2024 / Gj. Sh

Juventusi gati të ndajnë rrugët me Allegrin

Maximiliano Allegri do të largohet nga Juventusi në sezonin e ardhshëm.

Sipas SkySport, klubi bardhezi janë gati të ndajnë rrugët në fund të sezonit aktual me teknikun italian, shkruan IndeksOnline.

Juventusi tashmë ka informuar Allegrin për vendimin dhe pritet të përcaktohet detajet e shkëputjes së kontratës.

56-vjeçari është në krye të Juventusit që nga viti 2021, ku u rikthye te ‘”Zonja e Vjetër’’ pas një pushimi dy vjeçar.

Ai ishte në krye të klubit bardhezi edhe gjatë viteve 2019-2021./IndeksOnline/