11:14 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Juventusi gjen zëvendësuesin e Alex Sandros

Skuadra e Juventusit është duke menduar për transferimet që do t’i bëjë gjatë afatit veror.

Kampionët e Serie A-s, janë duke planifkuar transferimin e mbrojtësit anësor, Jonas Hector, transmeton IndeksOnline.

27-vjeçari, tani futbollist i Koln, pritet që të largohet nga Bundesliga gjermane në verë, ndërsa në Itali shihet si zëvendësuesi ideal i Alex Sandros. Braziliani i cili me shumë gjasa do t’i lë italianët gjatë verës dhe të shkojë në Premierligë, te Chelsea apo Manchester United.

Hector ka zhvilluar afro 180 paraqitje për ekipin gjerman dhe ka shënuar 11 gola.

Përveç tij, Juventusi është e interesuar ta sjellë edhe gjermanin/turkun Emre Can./IndeksOnline/