22:03 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Bundesliga zgjedh golin e sezonit (Video)

885 gola u shënuan në Bundesligë gjatë sezonit që lamë pas por vetëm njëri do të quhet goli i sezonit.

Faqja zyrtare e ligës më të rëndësishme në Gjermani ka nxjerrë më herët një sondazh ku është votuar goli më i mirë i vitit.

Dhe fituesi është kapiteni i Koln, Jonas Hector me një gol të zgjuar kundër Wolfsburgut.

Në garën e ngushtë ishin të përfshirë katërmbëdhjetë gola ku ai i Hector triumfoi mbi konkurrencat si James Rodriguez, Leon Bailey dhe Christian Pulisic. /IndeksOnline/