12:28 / E Shtunë, 26 Shkurt 2022 / B O

Juventusi gjuan për talente, sonte shikon futbollistin shqiptar

Fiks ditën e ndeshjes me Empolin del një lajm merkatoje për mesfushorin e Shqipërisë U21, Kristjan Asllani.

Një gazetë me baza në Torino, “Tuttosport”, shkruan se Juventusi do ta shikojë me kujdes lojtarin e Empolit.

Veç Asllanit, bardhezinjtë kanë në “lupë” edhe mbrojtësin Mattia Viti. Ai luan në qendër të prapavijës, me këmbën e majtë si Chiellini.