10:14 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Juventusi i ”fut hundët” për transferimin e De Ligt

Juventusi, raportohet se e ka bërë mbrojtësin e Ajaxit, Matthijs de Ligt objektivin kryesor në tregun e transferimeve.

Megjithatë, ”Zonja e Vjetër” ka konkurrencën e Barcelonës për mbrojtësin e talentuar.

Qendër-mbrojtësi ishte i lidhur me Juventusin edhe në verë, dhe se një transferim ishte afër të ndodhë, transmeton IndeksOnline.

Image result for de ligt

Sipas Tuttosport, De Ligt konsiderohet objektivi kryesor i Juventusit për afatin kalimtar në verën e ardhshme.

Madje, Juventusi ka pranuar ta paguajë shumën e kërkuar nga Ajaxi për De Ligt – 50 milionë euro.

Përveç Barcelonës, Juventusi ka edhe konkurrencën e Napolit dhe Interit./IndeksOnline/