22:13 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Juventusi kërkon shokun e Ronaldos

E ardhmja e Marcelos te Real Madridi nuk është e sigurt, teksa nuk përjashtohet edhe një largim i mundshëm i mbrojtësit brazilian.

Sipas asaj që shkruan “fichajes.net”, Marselo po kalon një moment delikat te madrilenët dhe nuk është shumë i lumtur për këtë.

Zidane duket se beson më shumë te mbrojtësi tjetër, Ferland Mendi, diçka që nuk i pëlqen aspak Marselos.

Pra, tashmë largimi i tij nga spanjollët është më shumë se një hipotezë, me alternativat që nuk mungojnë.

Juventusi e pëlqen shumë mbrojtësin dhe për këtë arsye bardhezinjtë janë të gatshëm për të nisur sulmin për të.

Për të mbërritur te 31-vjeçari, “Zonja e Vjetër” mund të përdorë edhe Cristiano Ronaldon, i cili është një mik shumë i mirë i Marcelos.