14:42 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / C E

Juventusi me kokëdhimbje para ndeshjes me Barcelonën, pas Ronaldos mund të mungojë edhe Bonucci

Leonardo Bonucci është në dyshim për ndeshjen e Ligës së Kampionëve që Juventusi e luan kundër Barcelonës në mesjavë.

Mbrojtësi ka pësuar një lëndim gjatë barazimit 1-1 ndaj Veronës të dielën mbrëma.

Testet që i ka kryer sot nuk kanë zbuluar ndonjë lëndim të madh muskulor, por Bonucci mbetet në dyshim për ndeshjen.

Përveç Bonuccit në ndeshjen kundër Barcelonës, do të mungojë edhe Cristiano Ronaldo që ende është pozitiv me koronavirusin. /IndeksOnline/