23:43 / E Premte, 12 Gusht 2022 / Gj. Sh

Juventusi me ofertë të re për Depay

Juventusi raportohet se e ka rritur ofertën e tyre për Memphis Depay, në mënyrë që ta mposhtin Chelsean në garën e tyre për sulmuesin e Barcelonës

Bardhezinjtë janë duke kërkuar me çdo kusht që të kenë një sulmues të ri të qendrës në skuadër, pas largimit të Alvaro Moratas muajin e kaluar. Pavarësisht insistimit të Massimiliano Allegrin për që një marrëveshje që të rikthehet spanjolli, ajo nuk është arritur me Atletico Madrid, kështu që klubi u detyrua që të kërkonte synime tjera.

Depay shpejt u bë synim i tyre por raportet sot tregojnë që Chelsea po ashtu janë të interesuar që ta marrin holandezin, i cili është rrugës së largimit nga Barcelona.

Gianluca Di Marzio ka dhënë detaje sot se Juventusi ka rritur ofertën e tyre për kontratën e Depay në mënyrë që të arrinë një marrëveshje dhe ta mposhtin Chelsean në këtë garë. 28 vjeçari holandez është duke punuar që të shkëputë kontratën momentale me Barcelonën, e cila gjë do i lejonte atij ta gjëjë një klub të ri.

Depayt raportohet se i është ofruar kontratë dy vjeçare dhe Zonja e Vjetër shpreson ta finalizojë atë sa më shpejt që mundet.