09:36 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Juventusi, me rekorde në ndeshjen e mbrëmshme në Ligën e Kampionëve

Edhe pse bëri një lojë të shëmtuar dhe me shumë gabime në pasime, në pjesën e parë Juventusi vendosi një rekord historik personal, për sa i përket zotërimit të topit në një ndeshje Championsi. Siç raporton “Opta”, të paktën që nga sezoni 2003-2004, kur kanë nisur të memorizohen statistikat, Juventusi nuk kishte arritur asnjëherë që ta mbyllte një ndeshje në Europë me 77.8 për qind të zotërimit të sferës.

* Vetëm kundër Nordsjaellandit (vitit 2012, 33 goditje), Juventusi e ka synuar më shumë portën kundërshtare, në një ndeshje Champions (28 herë kundër Lokomotivës).

* Dje ishte hera e dytë nga 10 raste, të paktën në Championsin modern, që Juventusi fiton një ndeshje në shtëpi, pasi e kishte mbyllur pjesën e parë në disavantazh. Precedenti ishte në vitin 2006, kundër Werder Bremenit.

* Hera e fundit kur Juventusi përmbyste një takim, që e mbyllte në disavantazh fraksionin e parë ishte në 2018-n, në “Wembly”, kundër Totenhemit.

* Juventusi vazhdon që të jetë lehtësisht i kalueshëm në prapavijë, duke qenë se ka pësuar gol në 4 nga pesë ndeshjet e fundit në Ligën e Kampioneve dhe në 7 nga 11 ndeshjet e sezonit aktual.

* Përpara Lokomotivës, skuadra e fundit ruse që i kishte shënuar gol Juventusit në Kupat e Europës ka qenë Rostovi, në gushtin e vitit 1999, në Kupën Intertoto.

* 13 gola numëron Paulo Dybala, në Ligën e Kampionëve, me bluzën e Juventusit. Më shumë sesa argjentinasi kanë arritur të realizojnë vetëm Filipo Inzaghi, Michel Platini, David Trezeguet dhe Alesandro Del Piero.

* Ishte hera e tretë që Dybala realizonte dy apo më shumë gola personalë në një natë të vetme dhe që të gjitha herët në shtëpi: konkretisht ndaj Barcelonës (tripletë), Yang Boys (tripletë) dhe një dopietë dje kundër Lokomotivës së Moskës.