75 Mall Live Search
23:44 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

Juventusi me tri super gola se bën ‘hesap’ Genoan

Juventusi ka vazhduar me fitore në Serie A, duke bërë një tjetër hap drejt titullit.

Ata mposhtën me rezultat 1:3 Genoan, ku secili gol ishte më i bukur se tjetri, transmeton Indeksonline.

Fillimisht Dybala shënoi në minutën e 50-të duke dribluar mbrojtjen e Genoas. Pastaj në të 57-tën, Ronaldo nga më shumë se 25 metra lansoj një goditje të fuqishme që përfundoj në gol.

Kurse në të 73-të, Costa bëri po ashtu një goditje të bukur jashtë zone, duke shënuar një super gol.

Për ekipin e Genoas shënoj Pinamonti, i cili në fund shërbeu vetëm për statistika.

Juventusi me këtë fitore vazhdon të mbaj distancën prej 5 pikësh ndaj Lazios./Indeksonline/