19:21 / E Martë, 20 Tetor 2020 / C E

Juventusi merr një “goditje” të madhe në ndeshjen kundër Dynamo Kievit

Juventusi është mysafir i Dynamo Kievit në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër ka marrë një goditje të rëndë gjatë pjesës së parë të takimit, shkruan Indeksonline.

Kapiteni i skuadrës, Giorgio Chiellini ka pësuar një lëndim dhe është zëvendësuar në minutën e 19-të.

Në vend të tij është inkuadruar Demiral pasi që De Ligt është i lënduar dhe nuk ka qenë i ftuar për këtë ndeshje. /IndeksOnline/