21:10 / E Martë, 07 Prill 2020 / indeksADMonline

Juventusi mund ta largoj, a po kthehet Ronaldo te Reali?

Ditëve të fundit është raportuar se Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventus, pasi që Zonjës së Vjetër mund t’i duhet balancimi i financave pas krizës me koronavirusin.

Është raportuar për një rikthim të portugezit te shtëpia e tij e vjetër, aty ku shkroi historinë duke fituar katër herë Ligën e Kampionëve.

Mirëpo sipas të përditshmes spanjolle AS, Real Madrid nuk janë të interesuar për rikthimin e portugezit.

Te spanjollët besojnë se koha e Ronaldos ka kaluar dhe se nuk janë të interesuar për rikthimin e tij.

35 vjeçari qëndroi në Madrid nëntë vite, ku ka shënuar mbi 300 gola me fanellën e Realit dhe ka fituar gjithçka. /IndeksOnline/