08:35 / E Shtunë, 28 Gusht 2021 / OSH

Juventusi në aksion pas largimit të Ronaldos, dëshiron rikthimin e talentit të madh

Klubi i Juventusit këtë merkato humbi Cristiano Ronaldon. Ky i fundit u transferua në Manchester United.

Pas largimit të Ronaldos, Juventus tash është në kërkim të një sulmuesi të ri, transmeton Indeksonline.

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano raporton që Juventusi është në negociata me Evrtonin për transferimin e Moise Kean.

Gjithçka pritet të vendoset në orët e ardhshme. Dëshira e lojtarit është që të rikthehet në Juventus.

Kean karrierën e profesionale e kishte filluar në Juventus por pastaj ishte transferuar në Everton.

Sezonin e kaluar ai ishte pjesë e PSG-së në formë huazimi./Indeksonline/