Juventusi nuk gabon, titulli i 9-të po shihet në horizont

Skuadra e Juventusit ka arritur të shënoj një fitore tejet të rëndësishme sot kundër Torinos.
“Zonja e Vjetër” e ka mposhtur rivalin lokal me rezultat të thellë 4:1, transmeton Indeksonline.
Golat për skuadrën e Juventusit i shënuan Dybala (3′), Cuadrado (29′), Ronaldo (61′) dhe autogol nga Dijdij në minutën e 87-të.
Kurse për Torinon golin e nderit e shënoj Belotti në fund të pjesës së parë.
Me këtë fitore, Juventusi shkëputet 7 pikë larg Lazios e cila ka një ndeshje më pak.
Deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe 8 gjiro për t’u zhvilluar. Nëse Juventusi e fiton titullin e Series A, atëherë do të ishte i 9-ti në radhë./Indeksonline/