00:05 / E Premte, 14 Korrik 2023 / Gj. Sh

Juventusi përjashton Bonuccin dhe tre futbollistë të tjerë nga skuadra

Juventusi e ka përjashtuar nga skuadra futbollistin Leonardo Bonucci.

Gazetari Fabrizio Romano, ka njoftuar se mbrojtësi italian nuk është në projektin e Juventusit për sezonin e ri, shkruan IndeksOnline.

Bonucci do të jetë jashtë skuadrës dhe do të vihet menjëherë në shitje.

Ditë më parë, 36-vjeçarit i është marr edhe shiriti i kapitenit, ndërsa gjatë karrierës së tij, Bonucci bëri 502 paraqitje për Juventusin, duke shënuar 37 gola dhe duke dhënë 10 asistime.

Përveç Bonuccit, Juventusi ka përjashtuar nga skuadra dhe ka nxjerr në shitje edhe Weston McKennie, Arthur Melo dhe Denis Zakaria./IndeksOnline/