Juventusi ‘peshkon’ përsëri te Real Madridi, dëshiron transferimin e super futbollistit

Juventusi besohet se do të bëjë ofertë transferimi gjatë verës për mesfushorin e Real Madridit, James Rodriguez .
Rodriguez më parë ishte përfolur për një transferim të mundshëm te Napoli mirëpo kjo marrëveshje nuk u arrit.
Por së fundmi sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Juventusi po e dëshiron me çdo kusht futbollistin në skuadër.
Kolumbiani ka bërë shtatë paraqitje me skuadrën spanjolle në këtë sezon ku ka arritur të shënoj vetëm një herë./Indeksonline/.