21:37 / E Hënë, 15 Gusht 2022 / Gj. Sh

Juventusi shënon dy gola në pjesën e parë, Supergol nga Di Maria (VIDEO)

Juventusi ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 2-0 ndaj Sasuolos.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Angel Di Maria, i cili ka debutuar me supergol te “Zonja e vjetër”,shkruan IndeksOnline.

Pas një harkimi nga Alex Sandro, argjentinasi arriti të shënoj me një volej mjaft të bukur, goditjen e të cilit nuk mundi ta ndal portieri kundërshtar.

Dusan Vlahovic dyfishoi epërsinë e Juventusit në minutën e 43-të, pasi ishte i sakt nga penalltia./IndeksOnline/