19:58 / E Shtunë, 07 Janar 2023 / C E

Juventusi shënon fitoren e tetë radhazi, merr vendin e dytë në Serie A

Juventusi ka shënuar fitore vetëm në minutat e fundit të ndeshjes.

Zonja e Vjetër ka mposhtur Udinesen me rezultat 1-0 në ndeshjen e javës së 17-të të Serie A, shkruan Indeksonline.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Danilo në minutën e 86-të pas një asistimi të Chiesas.

Kjo është fitorja e tetë radhazi e Juventusit në Serie A dhe me këto tri pikët e fituara ngjitet në vendin e dytë me 37 pikë, një më shumë se Milani dhe katër më pak se Napoli. /IndeksOnline/