Nuk ka transmetim në Kosovë për ndeshjen Zalgiris – Drita
Drita sonte nis sezonin e ri në garat evropiane, ku do të luaj në raundin e parë kualifikues të Champions League.
Kampioni i Kosovës do të luaj kundër skuadrës nga Lituania, Kauno Zalgiris, shkruan IndeksOnline.
Tifozët e Dritës nuk mund ta shikojnë askund skuadrën e zemrës, pasi kjo përballje nuk transmetohet nga asnjë televizion kosovar.
Mundësia e vetme është të paguajnë dhe ta shikojnë online në platformën që ka krijuar skuadra lituaneze, në linkun:
https://solidsport.com/kaunozalgiris/games/g/xfkipze6
Ndeshja Zalgiris – Drita zhvillohet në stadiumin “Girenas dhe Darius”, më fillim nga ora 18:00./IndeksOnline/

