16:54 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Juventusi “stërvitet” me Sassuolon, ndalet Milani (Video)

Juventusi ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen kundër Sasuolos, duke e mposhtur me rezultat 7-0, shkruan indeksonline.

Golat për Zonjën e Vjetër i shënuan, Alex Sandro, Pjanic, dy Khedira dhe tri të tjera Higuain.

Në ndeshjen tjetër, Milani ka barazuar kundër Udineses me rezultat 1-1.

Milani kaloi e para në epërsi në minutën e nëntë me anë të Sussos, ndërsa rezultatin e barazoi një gjuajtje e devijuar e Lasagnas.

Juventusi prinë në Serie A me 59 pikë, dy më shumë se Napoli, ndërsa Milani është e teta me 35 pikë. /IndeksOnline/

Temat: