23:59 / E Mërkurë, 29 Korrik 2020 / C E

Juventusi turpërohet nga Cagliari, Roma siguron kualifikimin direkt në Europa League

Juventusi ka pësuar humbje disa ditë pasi siguroi titullin kampion të Serie A.

Zonja e vjetër u mposht nga Cagliari me rezultat 2-0 në ndeshjen e javës së parafundit të kampionatit Italian.

Golat për vendasit i shënuan Gagliano në minutën e tetë dhe Simeone në fund të pjesës së parë.

Në ndeshjen tjetër, Roma ka mposhtur si mysafir Torinon me rezultat 2-3 dhe ka siguruar kualifikimin direkt në Europa League.

Për vendasit golat i shënuan Berenguer (14’) dhe Singo (65’) derisa për romakët realizuan Dzeko (16’), Smalling (23’) dhe Diawara (61’).

Juventus është në vendin e parë me 83 pikë derisa Roma siguron vendin e pestë me 67 pikë, katër më shumë se Milani. /IndeksOnline/