08:52 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Juventusit i lëndohen dy lojtarë|

Probleme me lëndime për skuadrën e Massimiliano Allegrit.

Daniele Rugani dhe Sami Khedira kanë pësuar lëndime dhe do t’i mungojnë Juventusit, të paktën këtë javë ndaj Udineses.

Rugani ka thyer njërin bri gjatë ndeshjes me Frosinonen dhe që nga ajo kohë nuk ka mundur të vrapojë. Ndërsa Khedira ka qenë i lënduar që nga sfida me Valencian, por lëndimi i është përsëritur dhe do t’i duhet t’i nënshtrohet disa testeve shtesë për të kuptuar seriozitetin e lëndimit.

Mungesë tjetër për Allegrin, do të jetë Douglas Costa i cili vuan suspendimin prej katër ndeshjesh, pasi ka pështyrë një lojtar kundërshtar në sfidën me Sassuolon.

Temat: