17:02 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Juventusit nuk i mjaftojnë dy golat në fund të ndeshjes, humb nga Sampdoria

Sampdoria ka treguar paraqitje shumë të mirë, duke mposhtur 3:2 Juventusin

Kampioni i Italisë, Juventus ka pasur një paraqitje shumë të dobët ndaj Sampdorias, nga e cila u mposht me rezultat 3:2.

Golat për vendësit i shënuan Zpata, Torreira dhe Ferrari, ndërsa për mysafirët shënuan Higuain dhe Dybala në kohën shtesë.

Pas kësaj ndeshje, Juventus mbetet në vendin e dytë më 31 pikë, katër më pak se sa Napoli në vendin e parë, por Inter dhe Roma kanë nga një pikë më pak dhe një ndeshje më pak për të zhvilluar.