13:40 / E Hënë, 25 Maj 2020

Ka 4 vite pa publikuar këngë të re, këngëtarja shqiptare tregon arsyet

Sot, në një lidhje me ‘Skype’ për Wake Up në Top Channel, ishte këngëtarja e njohur Rosela Gjylbegu.

Rosela është shkëputur nga muzika prej disa kohësh dhe ka treguar arsyen e këtij vendimi.

“Kam 4 vite pa sjellë këngë të re. Është thjesht impenjimi i punës. I jam përkushtuar punës duke qenë se kam një dinamikë dhe intensitet të madh aty, kështu që e kam vlerësuar në këtë formë, duke qenë se më janë besuar shumë përgjegjësi aty. Nuk është se nuk e kam diskutuar, por kur bën një mungesë dhe do të rikthehesh, duhet të mendosh mirë si duhet të rikthehesh. Kam një kohë të gjatë që flas me disa producentë dhe kompozitorë. Dua të jetë diçka e veçantë”, u shpreh këngëtarja.

Me sa duket, pavarësisht impenjimeve të tjera Rosela mund të rikthehet shumë shpejt me një projekt të ri.