20:17 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / Blerim

Ka bërë para me ‘thasë’, kështu lavdërohet Loredana

Loredana Zefi është një nga emrat që ka marrë famë shumë shpejt.

Lidhja me Mozzik, martesa me të, lindja e vajzës, ndarja nga reperi e skandali në Zvicër ku ajo u akuzua për zhvatje të parave, kanë bërë që Lori të jetë në qendër të vëmendjes në mediet shqiptare dhe ato të huaja, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, e gjithë kjo famë, qofshin edhe komente për skandale, ka një anë tjetër të medaljes: Reperja kosovare është bërë shumë e pasur.

Në llogarinë e saj në Instagram, Loredana ka hedhur disa fotografi ku shihet se është veshur me shumë stil, derisa pozoi para një veture luksoze.

“Sportive dhe e pasur” janë fjalët që la përbri këtyre imazheve./Indeksonline/