19:57 / E Diele, 19 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ka dalë nga shtypi libri i ish të burgosurit politik, Haki Morina, “Jetë në Rrugëtim”

Ky libër është një nga librat që ju mungon lexuesve. Është një kronikë autentike e viteve të ‘80-ta e përpjekjeve dhe sakrificave të rinisë së Kosovës, brenda dhe jashtë burgu, për liri dhe Republikë.

Në libër, mes të tjerash, mund të gjeni rrugën e formimit të autorit në periudhën e fëmijërisë.

-Si i filloi ai hapat e parë të aktivitetit politik atdhetar;

-Si u njoh me shokët e idealit, me profesorin e kimisë, Azem Syla (ish komandanti i mëvonshëm i UÇK-së, me ish deputetin Halit Krasniqi…;

-Si ia arritën të botojnë, si nxënës, revistë ilegale;

-Si organizuan demonstratat;

-Kush e burgosi dhe kush ishin emrat shqiptarë e serbë, të cilët torturonin rininë shqiptare, nëpër zyrat e errëta të UDB-së;

-Si ju burgosën të gjithë vëllezërit dhe si u ndje ai kur nuk e gjet nënën të gjallë pas lirimit nga burgu;

-Si u përjashtua nga LDK-ja, pak muaj pasi u krijua ajo?

-Si njohu autori Rexhep Selimin, Sokol Bashoten e Fatmir Limen, në fillim të viteve të ‘90-ta etj. etj.

Librin mund ta gjeni në Librarinë “Buzuku” në Prishtinë dhe ne restorant “Gjahtari” (fare pranë rrugës Prishtinë-Pejë), në fshatin e lindjes së Morinës, Rigjevë të Klinës.