10:25 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Ka diçka të çuditshme në këtë njoftim për shitje të banesës

Qoftë nëse jeni duke blerë apo marrë shtëpi me qira, me shumë gjasë do t’i kaloni disa orë duke shikuar qindra fotografi të shtëpive dhe vendeve të ndryshme.

Një njoftim për shitje të një banese një dhomëshe në Australi, kohët e fundit ka bërë bujë në internet, dhe atë jo për shkak të dekorit apo dritareve të mëdha.

Ka diçka në kuzhinë që është tejet e çuditshme, dhe njerëzit janë ndarë të hutuar, përcjell KosovaPress.

A mund ta vëreni?

Shikoni frigoriferin.

Pronari ka vënë një frigorifer të gjatë mbi makinën e larjes.

Disa herë mund të jetë sfidë e madhe që në një dhomë të vogël të arrini të vendosni gjithçka dhe duhet të improvizoni paksa- mirëpo ky veprim duket si ankth.