16:29 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ka disa herë që po dështoj në seks…

Ka më shumë se një muaj që unë nuk mund të bëj seks dy herë për një kohë të shkurtër. E bëj vetëm një herë dhe ajo nuk zgjatë shumë.

Unë dhe e dashura ime jemi njoftuar para një viti e gjysmë. Ajo është 23 vjeçare, ndërsa unë 22.

Gjithçka po shkonte siç duhet, por më vonë e vërejta se diçka kishte ndryshuar.

I thash asaj se isha i shqetësuar për situatën por ajo më tha se s’kishte asnjë arsye pasi gjithçka ishte në rregull.

Herën e parë që kjo ndodhi, tentova që ta kaloja shpejtë, mendova se mund të jetë nga lodhja. Herën e dytë dhe të tretë kur nuk arrita në ereksionin e dëshiruara, më kapi paniku.

Këshilla e psikologes:

Ajo që po e përshkruani ju është krejtësisht normale, andaj mos u shqetësoni.

Dëgjojeni të dashurën kur thotë se gjithçka është në rregull për të. Thjeshtë nuk po kaloni në atmosferë të njëjtë seksuale.

Mbi të gjitha mos u stresoni dhe as mos bëni panik./Indeksonline/

Temat: