09:34 / E Hënë, 20 Korrik 2020 / indeksADMonline

Nis riorganizimi i shërbimeve spitalore, në Kosovë

Ministri Zemaj ka njoftuar riorganizimin e shërbimebe spitalore në Kosovë për të përballuar numrin e pacientëve me Covid-19.

“Riorganizimi i shërbimeve shëndetësore spitalore për të përballuar numin e pacientëve që nga Covidi-19 kërkojnë trajtim spitalor po jep rezultate. Spitalet e përgjithshme po i dalin krah Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa pacientët po i marrin më afër shërbimet.

Sa po vizitova me bashkëpunëtorë Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ku riorganizimi ka mundësuar punë më efektive, ndërsa, respekt për mjekët dhe infermierët që ishin në krye të detyrës”, shkruan ministri në njoftim./Indeksonline/