08:54 / E Shtunë, 10 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

Ka ndërhyrje në fytyrë? “Miss Universe Albania 2023” u përgjigjet pyetjeve ‘pikante’

Endi Demneri, e cila është zgjedhur “Miss Universe Albania 2023” ishte e ftuar mbrëmjen e kaluar në “Kurtin e Piter Pan” ku foli edhe për rënien në peshë, duke treguar se kishte humbur 20 kilogramë, por edhe akuzat për ndërhyrje që i bëhen vazhdimisht në rrjetet sociale. Ajo i ka mohuar, duke theksuar se kështu ka qenë që e vogël.

Endi Demneri: Të të tregoj një histori të bukur Alketa. Momentin e parë kur kam mbushur 18 vjeç më ka ardhur një mesazh nga Fadil Berisha dhe më ka thënë të lutem Endi hajde tani të bësh foto me mua, para se të fillojnë të gjitha gocat të bëjnë hundën e vogël dhe buzët e trasha. Unë që e vogël deri tani nuk prekur asnjë gjë tek fytyra ime. Jam shëndoshur, jam dobësuar, ndoshta dhe tiparet ndryshojnë, rritesh, maturohesh, por jo. Do doja shumë që meqë teknologjia po avancon, të shpiket detektor për fillerat dhe të më fusni mua aty dhe të shihni që jam komplet natyrale.

Pyetje- Ke humbur 20 kilogramë më the?

Endi Demneri: Po.

Pyetje- Ke bërë palestër, dietë, apo?

Endi Demneri: Po palestër, dietë, përveç kësaj dhe kauza që mbroj në Miss Universe ka pasur efektin e saj.