09:47 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / Blerim

Ka një jetë larg rrjeteve sociale, klubi ia uron Atdhe Nuhiut lindjen e djalit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu, është bërë baba për herë të parë.

Lajmin e ka konfirmuar klubi i APOEL-it përmes rrjeteve sociale, shkruan IndeksOnline.

“Urime për lindjen e djalit, Atdhe Nuhiu!”, ka shkruar klubi nga Qiproja.

Kujtojmë se Nuhiu asnjëherë nuk e ka zbuluar familjen e tij. Madje, ai nuk ka asnjë foto në rrjetet sociale të gruas së tij./IndeksOnline/