15:46 / E Hënë, 04 Shtator 2023 / L K

Ka përçarje te Bayerni mes Tuchel dhe drejtuesve të skuadrës

Situata mes drejtuesve të Bayern Munchen dhe trajnerit Tuchel nuk është më e mira. Shkak për këtë është bërë afati kalimtar veror.

Tuchel është i pakënaqur me blerjet dhe mosplotësimin e kërkesave të tij. Kjo vlenë më shumë për anën defanzive.

Një deklaratë thumbuese trajneri gjerman e ka dhënë edhe pas fitores ndaj Monchengladbach.

“Tani kemi vetëm gjashtë mbrojtës të stërvitur në katër pozicione. Kjo nuk ishte ajo që doja. Duhet të jemi pak me fat tani dhe të kalojmë në dimër” ka deklaruar Tuchel.

Frustrimi i Tuchel është rritur edhe me dështimin për të transferuar Palnhinhan e Fulham në ditën e fundit të afatit kalimtar./Indeksonline/