11:05 / E Mërkurë, 10 Janar 2024 / Gj. Sh

Ka probleme me financa, Dani Alves kërkon ndihmë te Neymar

Ish-futbollisti i Barcelonës, Dani Alves vazhdon të përballet me aspektin ligjor, për shkak të një sulmi seksual ndaj një gruaje.

Për shkak të kësaj situate, mbrojtësi brazilian i ka punët keq me financa dhe ka kërkuar ndihmë te bashkëkombasi i tij, Neymar Jr, shkruan Indeksonline

Raportohet se Neymar i ka dhënë plotë 150 mijë euro për Dani Alves vetëm për ta paguar një gjobë.

Neymar dhe Alves janë shokë të ngushtë dhe kjo dyshe dikur ka luajtur së bashku në dy skaudra, PSG dhe Barcelonë./Indeksonline/