15:20 / E Mërkurë, 20 Shtator 2023 / k.v

“Ka qenë si ëndërr” – Ballkani i Suharekës bëhet gati për ndeshjet në Evropë

Kampioni i Kosovës, klubi i futbollit nga Suhareka, FC Ballkani, shkroi historinë sezonin e kaluar duke u bërë klubi i parë nga Kosova që kualifikohet për pjesëmarrje në një garë evropiane.

Këtë vit, futbollistët e drejtuar nga trajneri Ilir Daja do të garojnë sërish në Ligën e Konferencës – këtë herë me qëllimin për të arritur edhe më shumë.