18:51 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019

Ka taka të rehatshme në botë: Ja ç’duhet të dini

Nga përvoja, mund të themi se nuk ekzistojnë një palë taka të rehatshme. Ekspertët bien dakord me ne. Çfarëdolloj këpuce me takë i shkakton njëfarë traume këmbës, por përpara se të diskurajoheni tërësisht dhe të bëni gati leukoplastët, duhet të dini diçka.

Ekzistojnë taka mjaftueshëm të rehatshme që s’të bëjnë të urresh veten dhe botën. Taka me të cilat mund të ecësh, taka që mund t’i veshësh pa u ndjerë në siklet. Mjafton të plotësojnë këto tre kushte.

Taka duhet të jetë e lartë mes 2.5 dhe 5 cm.

Prerja e këpucës duhet t’i përshtatet këmbës. Një këmbë e gjerë kërkon këpucë të gjera.

Materiali duhet të lejojë ajrosjen e këmbës.

Gjithashtu, rekomandohet që të blini këpucë pasdite, pasi këmbët enjten. Këpucët që rrinë mirë pasdite, rrinë po aq mirë dhe paradite, shkruan anabel. Paçi fat.