17:25 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / A. A

Kabak nuk do të luaj kundër Brightonit, Davies është i gatshëm

Liverpooli transferoi mbrojtësin Ozan Kabak nga Schalke në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Megjithatë, ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Brightonit që luhet të mërkurën mbrëma.

Trajneri Jurgen Klopp ka paralajmëruar që mbrojtësi Ben Davies mund të grumbullohet me ekipin.

‘Të kuqtë’ janë në krizë të madhe me lëndimet e mbrojtësve.

Dyshja, Nat Philips dhe Jordan Henderson pritet të luajnë përsëri në qendër të mbrojtjes.

/Indeksonline/