Kaçanik: Bastiset një depo që shfrytëzohej nga përdorues narkotikësh

Një depo jo funksionale, në Bob të Kaçanikut, dyshohet të ketë qenë duke u shfrytëzuar nga disa persona, për përdorim narkotikësh.
Për këtë arsye, dje rreth orës 19:00, policia ka kryer bastisje në të, shkruan IndeksOnline.
Ndonëse në depo nuk ishte askush, policia ka gjetur një sirtar të dyshimtë.
Nga sirtari u konfiskuan 31 paketime të vogla me marihuanë, në peshë prej 14.43 gramësh.
“Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/