10:26 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kaçanikasit me maska ‘blindojnë’ objektin e Komunës!

Dhjetëra kaçanikas kanë protestuar (me maska në fytyrë) përballë objektit të Komunës. Arsyeja e kësaj proteste ishte se po përballen me erë të keqe, si pasojë e ndotjes së lumit Neredime.

Protestuesit kanë kërkuar që të merren masa të shpejta kundër kutërbimit të lumit Neredime

“Organet komunale nuk kanë ndërmarrë asgjë për ta parandaluar ose përmirësuar gjendjen edhe pse ky problem na ka shqetësuar prej shumë vjetësh, ne, qytetarëve të Komunës e Kaçanikut. Protesta do të fillojë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 30 minuta”,  thuhet në kërkesat e organizatorëve. /Indeksonline/