11:48 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kaçe rikthehet në stërvitje, i gatshëm për sfidën ndaj Skocisë

Ergys Kaçe ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me Kombëtaren shqiptare, e cila është e fundit para nisjes për në Skoci.

Lojtari i lartëcekur nuk është parë në seancën e djeshme nën urdhrat e Cristian Panuccit, dhe tani është rikthyer në stërvitje të plota me skuadrën.

Paraqitja e fundit e Kaçes për Shqipërinë ishte më 9 tetor të vitit të kaluar në humbjen, 0-1 nga Italia, shkruan Panorama, transmeton IndeksOnline.

akce

Pas kësaj humbje nga ”Azzurrët”, Kaçe ka luajtur edhe në humbjen, 0-3 nga Spanja.

Kujtojmë se të premten, Shqipëria e nisi me fitoren, 1-0 ndaj Izraelit në ”Elbasan Arena”./IndeksOnline/

ste