09:23 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kaçe shënon supergol në Greqi

Ka përfunduar ndeshja derbi midis Olimpiakosit dhe Panathinaikosit. Kjo ndeshje përfundoi në shifrat 1 me 1 dhe. Lojtari i Kombëtares Shqiptare, Ergys Kaçe shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij duke i dhënë avantazhin.

Golin i shënuar nga Kaçe ishte një kryevepër, në minutën e 61-të të takimit, me një goditje fantastike me të djathtën nga jashtë zone. Por ky avantazh nuk u mbajt dot pasi në minutën e 95-të Sise barazon shifrat.

Kujtojmë që Kaçe u thirr në Kombëtare për ndeshjet e nëntorit, vetëm pasi Loret Sadiku nuk pranoi ftesën e Panuçit, dhe mesfushori i Panathinaikosit ishte emri që e zëvendësoi.

kace gol on Vidnews.

Temat: