16:38 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kadaj-Bujupi fton qeverinë për embargo ndaj Serbisë

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi përmes një postimi në llogarinë e saj Facebook i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që sa më parë të merr vendim për embargo të plotë ndaj shtetit të Serbisë.

Deputetja ka thënë se kjo duhet të bëhet për shkak se shteti serb po përdor të gjithë mekanizmat për bllokimin e Kosovës në çdo anëtarësim e organizatë ndërkombëtare, prandaj edhe ne duhet të veprojmë po njësoj, përcjellë Indeksonline.

Ky është postimi i plotë i saj:

Serbia po përdorë kapacitetet e veta të plota për bllokimin e Kosovës për anëtarësim në çdo organizatë ndërkombëtare, andaj natyrshëm edhe bllokada ekonomike drejtuar këtyre ditëve të fundit duhet të jetë e njejtë. Ftoj qeverinë që sa më parë të marrë vendim për embargo të plotë ndaj shtetit të Serbisë. #bojkotoProduktetSerbe #bojkotoshifren860 #ndihmoKosovën