17:39 / E Martë, 06 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kadaj – Bujupi: Serbia po e godet Haradinajn, pasi e sheh rrezik për planet e saj!

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi ka theksuar se nuk është befasi pse Serbia po e shënjestron në vazhdimësi Haradinajn.

Sipas saj, Haradinaj paraqet rrezikun më të madh për prishjen e planeve të Serbisë kundër Kosovës.

Shënimi i plotë:

Nuk është ndonjë befasi e madhe që Serbia po e shënjestëron gjithnjë e më shpesh Ramush Haradinajn. Kryeministri Haradinaj paraqet rrezikun më të madh për planet e saj kundër Kosovës. Prandaj gjithë këto shpifje, akuza e propaganda.

Mos të çuditemi, sepse me afrimin e zgjedhjeve Serbia do t’i intensifikojë edhe më tej këto sulme. Sidomos tani kur Haradinaj është shndërruar në liderin më të besueshëm për ndaljen e copëtimit të Kosovës.