22:34 / E Premte, 19 Korrik 2019

Kadaj: Ky nuk është gjyq, është sulm i pastër mbi luftën e UÇK-së

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka reaguar pas ftesës së Gjykatës Speciale për intervistimin e Ramush Haradinajt.

Ajo përmes një postimi në Facebook,  ka thënë se nuk ka gjyq, drejtësi e asnjë institucion që i jep emër thirrjes së kryeministrit të dorëhequr Ramush Haradinaj nga Dhomat Speciale.

Ja postimi i plotë i Kadajt:

Nuk ka gjyq, drejtësi e asnjë institucion që i jep emër thirrjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj nga Dhomat Speciale. Ky nuk është gjyq, por është sulm i pastër mbi luftën e UÇK-se, sakrificën e dëshmorëve dhe mbi 8 milionë shqiptarë anembanë, ka shkruar ajo./Indeksonline/