13:25 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kadare mbetet pa ”Nobelin”, çmimin e parë e merr shkrimtari austriak Handke

Shkrimtarja polake Olga Tokarczuk dhe shkrimtari austriak Peter Handke, janë fituesit e fundit të çmimit prestigjioz “Nobel” për letërsinë, që u dha sot në Suedi.

Edhe njëherë shkrimtari shqiptar Ismail Kadare ka mbetur jashtë garës, edhe pse ishte favorit nga mediet për ta fituar këtë çmim.

Çmimi “Nobel” nuk u dhurua vitin e kaluar për shkak të disa skandaleve brenda Akademisë…, kurse sot i dhuruan dy sosh, ai i vitit të kaluar iu dha shkrimtares polake, kurse çmimi i vitit 2019 iu dha shkrimtarit austriak Handke.