16:16 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kadri Veseli drekon me mikun e tij amerikan

Kandidati për kryeminstër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka drekuar sot së bashku me mbështetësin e tij nga Amerika, Matt Whitaker.

Veseli ka bërë të ditur në Facebook se u ndalën me Whitaker në Burger King për të shijuar ushqimin amerikan, shkruan IndeksOnline.

“Me mikun tim, Matt Whitaker, u ndalëm për të ngrënë në Burger King, që ta shijojmë ushqimin amerikan edhe te ne. Kjo copëz e vogël e Amerikës në Kosovë është bërë një prej ndalesave të mia më të preferuara!”, ka shkruar Veseli./IndeksOnline/